FC Barcelona dhe Ronald Araujo kanë arritur marrëveshje për zgjatje të kontratës deri më 30 qershor 2031.
Qendërmbrojtësi nënshkroi kontratën në prani të presidentit të klubit, Joan Laporta, por edhe të anëtarëve të tjerë drejtues si Rafa Yuste dhe Deco.
Araujo u bashkua me FC Barcelonën në verën e vitit 2018 nga Boston River, Montevideo, ndërsa debutimin me ekipin e parë e bëri më 6 tetor 2019.
Ai ka grumbulluar 154 paraqitje për ekipin e parë, duke shënuar tetë gola dhe duke dhënë gjashtë asistime, që është një rekord i shkëlqyer për një mbrojtës.
Uruguaiani ka fituar një La Liga dhe një Copa del Rey, ndërsa këtë sezon ai është promovuar në kapiten të dytë të Barcelonës.
Mbrojtësi ishte afër të largohej në afatin kalimtar dimëror, ku Juventusi shprehu interesim të madh, por që Barcelona nuk e liroi. /Telegrafi/
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën