Ministria e Arsimit ka ftuar për aplikim familjet që janë përfituese të Skemës së Asistencës Sociale dhe që kanë një apo më shumë fëmijë të moshës 3 deri në 5 vjeç, për të përfituar nga Programi i Kuponëve.
Në njoftim thuhet se mund të aplikojnë familjet nga Prishtina, Gjilani dhe Lipjani.
“Ftohen për aplikim familjet nga komuna e Prishtinës, Gjilanit dhe Lipjanit, të cilat janë përfituese të Skemës së Asistencës Sociale dhe që kanë një apo më shumë fëmijë të moshës 3 deri në 5 vjeç, për të përfituar nga Programi i Kuponëve”, thuhet në njoftim.
Tutje, thuhet se pilotimi i Programit të Kuponëve në periudhë prej gjashtë muajsh, do të mbështes edukimin dhe kujdesin në fëmijërinë e hershme për fëmijët e moshës 3 deri në 5 vjeç, duke ju siguruar atyre vijimin në kopsht.
Aplikimi realizohet nëpërmjet e-Kosova, duke klikuar mbi shërbimin “Familja” dhe opsionin “Aplikimi i familjeve për përfitim nga Programi i Kuponëve”.
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...
BBC: Raportohet për sulme raketore në Teheran
Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, arrestoh...
Kryeministri britanik kërkon “zgjidhje të shpejtë” të konfli...
53 mijë euro dhe drogë të fshehur në mure, arrestohen 4 pers...
Kurti në hapjen e Javës së Frankofonisë: Dialogu është më i ...