Në orët e vona të natës, Xheneta dhe Driloni zhvilluan një bisedë të sinqertë rreth gjendjes emocionale të saj dhe raportit të ndërlikuar me Gjestin.
E shqetësuar për dinamikën mes tyre, Xheneta ndau ndjenjat e saj, duke theksuar se mysafirët që kanë hyrë në shtëpi nuk kanë sjellë energji pozitive në raportin e tyre.
Gjatë bisedës, ajo kërkoi mendimin e Drilonit për situatën. Në përgjigjen e tij, Driloni e siguroi se jashtë shtëpisë do të jetë më e lehtë për t’u përballuar me këto sfida.
“Nuk e di çka ka ndodhë, por veç e di që kur del jashtë ka me të ardhë shumë më lehtë, se këtu brenda është izolimi të kap malli…Kur të del jashtë edhe nëse është qashtu me Gjestin që ki me përballu shumë më lehtë, se të vin shumë sene nuk ki me pas kohë me mëndu”, i tha Driloni, duke e inkurajuar atë për një perspektivë më optimiste.
Xheneta, nga ana e saj, u shpreh se po përgatitet psiqikisht për çdo gjë që mund të ndodhë, duke treguar vendosmëri dhe qetësi për të përballuar sfidat që mund të vijnë.
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje