Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin ku një qen ka hyrë në një shkollë në Shirokë të Suharekës.
Në raportin 24 orësh thuhet se dy persona kanë pësuar lëndime trupore, shkruan Arbresh.info.
Tutje bëhet e ditur se me qëllim të asgjësimit të qenit, është përdorur arma zyrtare.
Policia bën të ditur se është arrestuar pronari i qenit.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM Suharekë / 22.01.2025 – 09:40. Është raportuar se një qen që dyshohet se është i tërbuar ka sulmuar dy persona duke ju shkaktuar lëndime trupore. Po ashtu lëndime trupore gjatë ikjes kanë pësuar edhe dy persona tjerë, me ç’rast të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin patrulla policore ka intervenuar dhe i është përgjigjur rastit me ç’rast zyrtarët policor janë ballafaquar me rrezikun nga qeni i cili u është vërsulur edhe zyrtarëve policor. Me qëllim të eliminimit të rrezikut një zyrtar policor ka përdor pajisjen zyrtare (armën zyrtare) në drejtim të qenit duke e asgjësuar qenin. Pas inicimit të rastit është arrestuar i dyshuari kosovar (pronari i qenit) nën dyshimin se e ka lënë qenin pa përkujdesje.”, thuhet tutje.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, njofton policia./Arbresh.info/
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...