Një qen është futur brenda një shkolle në fshatin Shirokë të Suharekës duke sulmuar një nxënës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Shaqir Bytyqi i cili tha se nxënësi i lënduar është dërguar në Spital për trajtim mjekësor.
Ai tha se policia ka intervenu dhe e ka neutralizu qenin.
“Në Shkollën Fillore në Shiroke – Suhareke, me datë 22.01.2025. Një qen ka hy në objekt të shkollës e ka lëndu një nxënës në korridor. Nxënësi i lënduar është dërguar në Spital për trajtim mjekësor. Policia ka intervenu dhe e ka neutralizu qenin. Po vazhdohet me procedurat e më tejme. Do ju mbajme të i nformuar nëse ka risi.”, ka thënë ai. /Arbresh.info/
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...