Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Drenas sot rreth orës 06:00 të mëngjesit.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për Prishtinën, për Arbresh.info ka thënë se në aksident të përfshira ishin dy vetura, njëra prej tyre ishte veturë zyrtare e Policisë së Kosovës.
“Sot rreth orës 06:00 kemi pranuar informatën se në Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura (njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë). Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona.”, ka thënë ajo.
“Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti./Arbresh.info/
Trump: Asnjë amerikan nuk u vra në operacionin për shpëtimin...
Vushtrria humb lidershipin, Dinamo në krye të Ligës së Parë
Çështja e presidentit, Kurti e Abdixhiku takohen nesër
Begaj viziton Kishën e Shëngjinit në Lezhë: Dita e shenjtë e...
Drita triumfon ndaj Malishevës, Drenica dhe Prishtina ndajnë...
Kurti përkujton Masakrën e Rezallës: Serbia ende fsheh varre...