Delegacioni presidencial i Kosovës merr pjesë në inaugurimin e Trump, konfirmojnë forcimin e marrëdhënieve

09:20 | 22 Janar 2025
E.K

Një delegacion i lartë presidencial nga Republika e Kosovës, i përbërë nga Learta Hollaj, Shefe e Stafit të Presidentes, dhe Rejhan Vuniqi, Këshilltare për Politikë të Jashtme, së bashku me Ambasadorin e Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, ka marrë pjesë në aktivitetet e organizuara me rastin e inaugurimit të Presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Gjatë ceremonive që shënuan betimin e Presidentit Trump, delegacioni kosovar ka marrë pjesë në një sërë ngjarjesh, përfshirë Ceremoninë e Betimit në Capitol Hill

“Delegacioni kosovar ka marrë pjesë në një sërë ngjarjesh, përfshirë ceremoninë e betimit të Presidentit Trump në Capitol Hill, Tubimin e mbajtur para ceremonisë së betimit në Capital One Arena, Ballon e Komandantit Suprem; Ballon Presidenciale “The Liberty Ball”, Ballon “Black Tie and Boots”, të organizuar nga Texas State Society, Midwest Galla, pritjen e organzuar nga Dr. Miriam Adelson, Tilman Fertitta, Sylvie Legere & Todd Ricketts e Mark Zuckerberg, si dhe në Shërbesën e Lutjeve Kombëtare në Washington National Cathedral”, thuhet në njoftim.

Pjesëmarrësit e delegacionit kanë pasur mundësinë të takohen me shumë zyrtarë të lartë.

“Gjatë këtyre aktiviteteve, ata kanë pasur mundësinë të bisedojnë me: Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan, Mike Johnson; të nominuarin e Presidentit Trump për Drejtor të CIA-s, John Ratcliffe; Kongresistin dhe Kryesuesin e nënkomitetit për Evropë në Komitetin për Politika të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, Keith Self; Kongresistin Chip Roy; Kongresistin Ronny Jackson; Kongresistin John Cornyn, Kongresistin Ted Cruz; Guvernatorin e Teksasit, Greg Abbott; Guvernatoren e Iowa, Kim Reynolds; Ambasodorin e nominuar të Presidentit Trump në NATO, Matt Whitaker; Zëvendës Guvernatorin e Teksasit, Dan Patrick; Prokurorin e Përgjithshëm të Teksasit, Ken Paxton; ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg; Senatoren e Teksasit, Angela Paxton; Këshilltarin lokal, Gino Mulliqi; dhe ish-Kongresistin Jack Fields, si dhe përfaqësues të shumtë të mërgatës”, thuhet në njoftim.

Gjatë këtyre takimeve, delegacioni kosovar ka përcjellë urimet më të mira për Presidentin Trump dhe administratën e re në emër të Presidentes Osmani dhe qytetarëve të Kosovës.

“Në të gjitha këto takime, janë përcjellë urimet më të mira për Presidentin Trump dhe administratën e re në emër të Presidentes Osmani dhe qytetarëve të Kosovës, duke konfirmuar angazhimin e Republikës së Kosovës për avancimin e mëtejshëm dhe të vazhdueshëm të raporteve bilaterale. Në bisedat me zyrtarët amerikanë është theksuar gjithashtu rëndësia e vizitave të ndërsjella, si dhe rëndësia e bashkëpunimit me qëllim të avancimit dhe ruajtjes së sigurisë në rajon dhe përtej”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info