Në hapjen e fushatës në Gjakovë, kandidati për deputet nga Lista për Familje, Visar Korenica ka akuzuar pushtetin aktual se po mundohen t’i ndalin aktivitet zgjedhore të tyre.
Përkundër kësaj Korenica theksoi se nuk do të ndalët asnjëherë, teksa përmendi prijësin e këtij koalicioni Eman Rrahamani për të cilin tha se është politikani i vetëm që është ftuar nga presidenti amerikan, Donald Trump në inaugurimin e tij, shkruan Arbresh.info.
Deputeti aktual ndër të tjera bëri të ditur se nuk do të lejojnë asnjëherë që ligjet që cenojnë shoqërinë dhe vlerat familjare, të miratohen në Kuvendin e Kosovës.
“Do të jemi në Kuvend dhe të mbrojmë vlerat familjarë që po mundohen me na i cenu. Nuk do të lejojmë gjini të tjera përveç asaj mashkull e femër, burrë e grua. Në shumë raste kanë tentu me sulmu qelizën më të shnosh që është familja, që ka mbrojt pragun tonë, kjo familje që ka sakrifiku jetën për me gëzu shtetin në vendin ku jetojmë. Ne jemi ballafaqu me ligje të shumta në Kuvend mirëpo fatmirësisht, me qëndrimin tonë ato ligje nuk kanë kalu, ato ligje s’kanë për të ardhur më në Kuvend me prezencën tonë. Madje ata të cilët tentojnë dhe ju shkonë mendja duhet të turpërohen që marrin politika të tilla të mbrapshta. Nuk do të lejojmë asnjëherë që ligje të tilla të miratohen”, tha Korenica.
“Po mundohen që në forma të ndryshme me e ndal aktivitetin tonë politik, mirëpo nga këtu bashkërisht ju siguroj as zanin tonë as tuajin s’kanë për ta ndaluar asnjëherë, sepse mbrojmë fuqishëm vlerat tona familjare dhe kombëtare. Do të rrugëtojmë se bashku që ti jetësojmë këto vlera. Ne i mbrojmë fuqishëm me politika të drejtpërdrejta”, tha Korenica.
Po ashtu, Korenica premtoi se që me programin e koalicionit Lista për Familjen, gratë lehona për çdo lindje të parë do të subvencionohen me nga 500 euro për çdo muaj për dy vjet.
Për fëmijën e dytë, nënat lehona do të subvencionohen me nga 750 euro për çdo muaj për dy vite.
Ndërsa për fëmijën e tret, nënat lehona do të subvencionohen me nga 1000 euro për çdo muaj për dy vite.
Korenica shtoi se do të mbrohen edhe vendet e punës të nënave lehona edhe të nënave që nuk janë të punësuara./Arbresh.info
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...