Shqipëria do të mbizotërohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira e kthjellime në orët e mesditës kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët kryesisht në pjesën e parë të ditës në të gjithë territorin.
Në jug të vendit më pas do të kemi një ndërprerje të përkohshme, e cila do të riaktivizohet në orët e mbrëmjes kryesisht përgjatë vijës bregdetare e në veriperëndim me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.
Në lartësitë mbi 1200 metër priten reshje bore me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 5 m/sek e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë./rtsh.al
“Mos ma përktheni të ardhmën”, Vogëlushi prek me...
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim nga g...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...