Deri më sot, ekzistonte bindja se macet janë në fakt shumë “individuale” dhe nuk kanë shumë ndërveprim me njëra-tjetrën.
Një studim i fundit i kryer në Izrael thotë krejt të kundërtën: Macet përdorin mimikat e tyre për të komunikuar! Instituti i Izraelit “Tech4Animals’ ka analizuar fytyrën e maceve me anë të Inteligjencës Artificiale, gjë që ndodh për herë të parë.
“Kemi zbuluar se macet janë shumë më shumë sociale nga se ne mendojmë”, është shprehur autorja kryesore e studimit, profesoresha Anna Samansky. “Shprehjet e tyre të fytyrës janë një mënyrë për të kritikuar ose lidhur edhe me njëra-tjetrën”, shton ajo.
Është vënë re se macet ndryshojnë shprehitë e fytyrës gjatë ndërveprimeve pozitive, ndërsa kur ndodh diçka negative kanë tendencën të veçohen.
“Kjo gjë do ndihmojë të gjithë ata që kanë mace, të kuptojnë më shumë mbi emocionet e tyre”, përfundoi Samansky./tvklan.al
Malisheva blindon pozitën e tretë pas fitores me Gjilanin
Llapi “fundos” Prishtinën e Re në përballjen dir...
Drita fiton derbin me Prishtinën dhe marshon drejt titullit ...
Arrestohet një person në Gjakovë për veprën penale ‘’Vjedhje...
Jashari favorit para Riccit për ta zëvendësuar Luka Modricin...
Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...