Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza ka vizituar sot Hidrocentralin e Orqushës, ku ka parë nga afër se si prodhohen megavatet që i ndriçojnë qytetet dhe fshatrat.
Me anë të një postimi në Facebook, Hamza premtoi ndërtimin e liqeneve akumuluese, përcjell Arbresh.info.
“Energjinë pozitive që po e marrim anekënd vendit do ta përdorim për t’i sjellë energji krejt Kosovës, pasi ta nisim punën si qeveri e re për një Kosovë ma të mirë. Sot isha te Hidrocentrali i Orqushës, ku pashë si po prodhohen megavatët që i ndriçojnë qytetet dhe fshatrat”, tha Hamza.
“Premtimi im është i qartë: do ta fillojmë ndërtimin e liqeneve të reja akumuluese dhe do ta përshpejtojmë ndërtimin e centraleve të reja prodhuese, sidomos nga energjia e ripërtërishme. Brenda mandatit tim katërvjeçar do t’i kemi 1000 megavatë të rinj, që ta nxjerrim Kosovën një herë e përgjithmonë nga terri dhe të fillojmë ndërtimin e dy ujëmbledhësve të rinj që ta garantojmë ujin për vendbanimet tona”, tha Hamza./Arbresh.info
Ndalohet një shtetase e Serbisë në Kosovë, dyshohet për doku...
Asnjë viktimë në trafik, mbi 800 gjoba të shqiptuara brenda ...
Çmimet e larta të naftës mund të zgjasin deri më 2027?
Tifozi i Celtas theret me thikë në ndeshjan ndaj Lyonit
U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali
Izraeli sulmon Hezbollahun në Bejrut