Mentor Zhdrella do të jep dorëheqje nga posti i Drejtorit Sportiv tek Llapi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Zhdrella përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
“Gjatë këtij një viti e gjysmë, kam dhënë maksimumin për të kontribuar në drejtimin e klubit dhe për ta mbajtur atë në rrugën e duhur drejt përmbushjes së objektivave. Ka qenë një rrugëtim i mbushur me sfida, por edhe me momente të veçanta dhe suksese të arritura që do t’i kujtoj gjithmonë me krenari”, ka shkruar ndër të tjera në Facebook.
Më tej ai ka falënderuar bordin e klubit dhe presidentit të Llapit, Beqir Batatina.
“Dua të falënderoj nga zemra bordin e klubit dhe Presidentin Beqir Batatina për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme. Një falënderim i veçantë shkon për stafin teknik, të udhëhequr nga trajneri Tahir Batatina, si dhe për të gjithë pjesëtarët e stafit të klubit për bashkëpunimin dhe përkushtimin që treguan gjatë kësaj periudhe”, vazhdoi ai.
KY ËSHTË POSTIMI I TIJ I PLOTË:
KQZ shqyrton përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qe...
Moti i ndryshueshëm në Kosovë, me diell dhe reshje lokale sh...
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën