Një 48-vjeçar është gjetur i vdekur tek ish-Stacioni i Trenit në Tiranë.
Sipas Policisë së Shtetit, viktima nuk kishte shenja dhune, ndërsa dyshohet se deri te vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, transmeton Klankosova.tv.
“Më datë 20.01.2025, rreh orës 07:00, tek ish-Stacioni i Trenit. është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi K.S., 48 vjeç. Paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ardhur nga shkaqe natyrale. Punohet për përcaktimin e saktë e shkakut të humbjes së jetës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërkohë që hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...