Policia e Kosovës dje ka realizuar një bastisje në një shtëpi dhe objektet përcjellëse të një personi në Podujevë.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit në shtëpi janë gjetur gjetur dhe sekuestruar 1.994 kg. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 75 fishekë kalibrash të ndryshëm, 7 peshore të ndryshme, mbështjellës të ndryshëm për të substancave narkotike dhe një radio-lidhje, shkruan Arbresh.info.
Lidhur me rastin janë intervistuar dy persona.
“POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE /ARMËMBAJTJE PA LEJE Podujevë / 19.01.2025 – 21:05. Në koordinim me prokurorin është kryer bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull kosovar ku janë gjetur dhe sekuestruar 1.994 kg. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 75 fishekë kalibrash të ndryshëm, 7 peshore të ndryshme, mbështjellës të ndryshëm për të substancave narkotike dhe një radio-lidhje. Lidhur me rastin në cilësi të dëshmitarëve janë intervistuar dy persona.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info/

“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...