Politikani serb, ish zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ish ministri i arsimit, Branko Ružić, dje ka bërë homazhe te varri i legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, te varrezat e qytetit në Prishtinë.
Ružiç, tifoz i Partizanit të Beogradit, ku ka lënë gjurmë legjenda shqiptare, ia ka lënë te varri Vokrrit një fanellë të klubit të madh serb, me numrin 9 dhe mbishkrimin Vokrri, të cilën edhe e barte i ndjeri te Partizani.
Në Instagram ai ka shpërndarë edhe foto nga homazhet te varri i Vokrrit, të cilat i ka komentuar në gjuhën serbe dhe në gjuhën shqipe.
“Njerëzit e medhenjë nuk largohen kurrë Fadil, mik i dashur. Për të tjerët bëjmë tifo Partizanin e kemi në zemër”, ka shkruar në shqip ai, teksa te varri i Fadil Vokrrit u shoqërua nga djali i legjendës, Gramoz Vokrri.
View this post on Instagram
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendsh...
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...