Manchester United e ka kthyer vëmendjen te mbrojtësi i majtë Rayan Ait-Nouri i Wolverhampton Wanderers.
Sipas The Independent, menaxheri i United Ruben Amorim e ka bërë forcimin e krahut të majtë të mbrojtjes një prioritet për klubin në afatin kalimtar të dimrit.
United do të dëshironte të merrte Nuno Mendes , por ai nuk dëshiron të largohet nga PSG dhe vlerësohet në 60 milionë euro, që është shumë e lartë për Djajtë e Kuq.
Një objektiv më realist për United është Ait-Nouri, i cili mund të luajë edhe si mbrojtës anësor, një pozicion që i përshtatet taktikave të Amorimit.
Një avantazh tjetër është përvoja e Ait-Nourit në Lign Premier, që do të thotë se 23-vjeçari algjerian nuk do të kishte nevojë për kohë për t’u përshtatur.
United mbetet gjithashtu i interesuar për shokun e skuadrës së Ait-Nourit në Wolverhampton, Matheus Cunha , megjithëse Wolves nuk planifikojnë ta lënë sulmuesin brazilian të largohet në janar.
23-vjeçari Ait-Nouri ka pasur një sezon fantastik, ku në 22 ndeshje ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.
Gjithsesi për të arritur deri te reprezentuesi algjerian, Djajtë e Kuq duhet të shpenzojnë mbi 45 milionë euro. /Telegrafi/
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...