Kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkruan një marrëveshje partneriteti 100-vjeçare mes dy vendeve, me qëllim thellimin e lidhjeve të sigurisë dhe forcimin e marrëdhënieve.
“Sot është një ditë vërtet historike, marrëdhëniet tona janë më të forta se kurrë”, tha Zelensky pas nënshkrimit të marrëveshjes, raporton Reuters.
Starmer mbërriti në Kiev më herët sot, ku u takua me Zelensky.
Marrëveshja e “partneritetit 100-vjeçar” mbulon fusha të shumta duke përfshirë mbrojtjen, shkencën, energjinë dhe tregtinë.
Vizita e paparalajmëruar e Starmer është udhëtimi i tij i parë në Ukrainë që nga marrja e detyrës në korrik.
Ai e vizitoi vendin në vitin 2023 kur ishte lider i opozitës dhe ka folur dy herë me Zelensky në Londër që kur u bë kryeministër.
E rëndë/ Raportohet se ka ndërruar jetë në QKUK 68-vjeçarja...
“Kosova është shumë e motivuar, por ne jemi në fushën ...
Papa: Lufta në Lindjen e Mesme është skandal për njerëzimin
Shkon në tre numri i të vdekurve nga aksidenti tragjik në Vl...
Tragjedia e rëndë në Podujevë: Krejt çfarë dihet deri më tan...
Rutte: NATO nuk mund të konfirmojë pretendimet izraelite se ...