Koalicioni për Familjen ka hapur fushatën zgjedhore në qytetin e Mitrovicës.
Nga aty bartësi i kësaj liste që garon në zgjedhjet e 9 shkurtit, Eman Rrahmani ka premtuar mbështetje financiare për nënat lehona.
Tha se kauzë e tyre është rritja e natalitetit në Kosovë.
Ai ka thënë se ky do të jetë edhe kushti kryesor që do ta kenë për këdo që do të kërkojnë bashkëqeverisje me ta.
“Kushti i parë për bashkëqeverisje është realizimi i projektit tonë për mbështetjen e nënave, të grave që do të jetë mbështetje e dinjitetshme, që do të ndryshojë rrjedhën e natalitetit. Për secilën grua që lind një fëmijë, nuk ka rëndësi nëse është e punësuar ose jo, do të ketë mbështetje financiare nga 500 euro për çdo muaj. Për secilën grua që lind fëmijën e dytë, mbështetja financiare do të jetë 750 euro, çdo muaj për dy vite rresht, dhe çdo grua që lind tre e më shumë fëmijë, do të ketë mbështetje mujore 1 mijë euro për 2 vite”, tha Rrahmani para simpatizantëve në Mitrovicë.
Selim Pacolli nga AKR-ja, pjesë e Koalicionit për Familjen tha se dallimi mes tyre dhe të tjerëve janë vlerat e larta të familjes.
Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani që garon me këtë koalicion, tha se parakusht për çdo sukses do të jetë besimi në vlerat e familjeve dhe kombit.
“Koalicioni për Familje është ndërtuar mbi këto vlera dhe qëndron dinjitoz dhe ballëhapur para popullit, duke u zotuar se do të sendërtojë idealet e të parëve dhe do të krijojë të ardhme të ndritur për rininë tonë”, tha ai.
LEXO EDHE:
Selim Pacolli: Koalicioni për Familjen qëllim e ka mbrojtjen e familjes
SBASHK: Dalja në marsh është akt moral dhe qytetar
“Trafiku Urban” në Prishtinë hyn në grevë, kërkon përmirësim...
Kushtetuesja refuzon sërish Thaçin, tash për rastin e admini...
Edi Rama në takim me Papa Leonin XIV, një hap i rëndësishëm ...
Miratohet Buxheti i Prishtinës
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...