Policia e Kosovës njofton se të martën ka pasur të shtëna me armë zjarri në lagjen “Fidanishte” në rrugën “Ali Bajraktari” në Pejë.
Sipas njoftimit për media, polica ka dal në vendin e ngjarjes dhe fillimisht i dyshuari është vërejtur me armë duke u ekspozuar nё ballkonin e banesës nё katin e tretё, i njëjti ka refuzuar tё dorëzohet, duke iu drejtuar zyrtarëve policor se nëse afroheni do tё ju gjuaj ose do ta vras vetën, transmeton Arbresh.info.
“Nё vendin e ngjarjes kanё dal njёsitet kompetente, stafi menagjues i DRP Pejё, dhe Prokurori i shtetit, dhe pas njё kohe negocimi me tё dyshuarin, i njëjti ёshtё arrestuar. Nё banesën e tё dyshuarit janё gjetur dhe sekuestruar:
Njё (1) pushkё Automatike, dhe njё (1) karikator i sё njejtёs armё
Njё (1) Armё Pistoletё Zoraki, dhe njё (1) karikator i sё njejtёs armё
Tridhjetё e gjashtё (36) fishekё kal: 7.63×39
Tridhjetё e pesё (35) fishekё kal: 32 auto
Tri (3) gёzhoja kal: 7.63×39
Dy (2) gёzhoja kal: 32 auto
Njё (1) Thikё (Bajonetё)”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё./Arbresh.info

Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...