Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat më të fundit, lidhur me regjistrimin e emigrantëve që duan të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
Sipas KQZ-së, numri i regjistrimeve të votuesve nga jashtë, i cili për herë të parë u jep mundësinë shtetasve shqiptarë kudo që jetojnë që të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat do të zhvillohen në 11 maji, e ka kaluar shifrën 14 mijë.
Sipas të dhënave të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), kërkesat për regjistrim janë 14261 deri në orën (20:00), ndërsa janë miratuar 2352 kërkesa.
Sipas gjinisë, në përqindjen më të lartë të regjistruesve janë meshkuj me 9,837 (69.0%) kërkesa, ndërsa femrat janë 4,424 (31.0%).
Për sa i takon kërkesave për regjistrim, sipas grup-moshave, numrin më të lartë të kërkesave e ka grup-mosha 26-35 vjeç me 4,422 kërkesa, më pas grup-mosha 36-45 vjeç me 3,901 kërkesa, nga grup-mosha 46-55 janë regjistruar 2,662 dhe mbi 56 vjeç janë 1,848 kërkesa për regjistrim.
Më të rinjtë, grup-mosha 18-25 vjeç kanë numrin më të vogël të kërkesave, me 1,428 të tilla. Sipas të dhënave, janë refuzuar 402 kërkesa.
Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 4,289, e ndjekur nga Greqia me 3,011, Gjermania me 2353, si dhe nga SHBA me 1352.
Sa i takon kërkesave sipas bashkive, numri më i lartë i aplikimeve është për Tiranën me 2717, më pas bashkia e Fierit me 1236, Durrës me 722 e ndjekur nga Shkodra me 573.
/rtsh.al/
Nga ekspresoja mbi 60% te vullnetarët, Kurti e nis fushatën
Merz telefonon Trump: Irani s’duhet të ketë armë bërthamore ...
Tre të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamionete në...
Parandalohet futja e paligjshme e 200 kg mish dyneri në Koso...
Kreu i KQZ-së zotohet për proces profesional zgjedhor
LDK garon me numrin 113, Abdixhiku: Numër i bashkimit dhe ri...