Ndërmarrja publike “Trepça” sot i’a ka ndërprerë marrëdhënien e punës edhe një punëtori, inicialet e të cilit janë Xh.T.
Sipas njoftimit, i njëjti ka keqpërdorur detyrën zyrtare si dhe ka pasur konflikt interesi për shkak se ka pranuar në punë anëtarin e ngushtë të familje.
“Pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rendë të detyrave të punës nga neni 6 të Rregullores për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale të punëtorëve me nr. prot: 1544 të datës 20.04.2011 lidhur me nenin 10 të Rregullores për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale të punëtorëve me nr. prot: 1544 të datës 20.04.2011, për shkak se i njëjti ka bërë keqpërdorim të detyrës zyrtare si dhe konfliktit të interesit, për arsye se i njejti me vendimin me nr. prot: 809 ka pranuar në punë anëtarin e ngushtë të familjes”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se për këtë arsye komisioni disiplinor ka marrë këtë vendim.
“Andaj Komisioni disiplinor ka sjellur vendim me nr. prot: 318 të dt.14.01.2025 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për z. Xh.T.”, thuhet tutje në njoftim.
Rama ndan video nga vizita në Bazilikën e Zojës së Këshillit...
Ministri i Jashtëm gjerman: Çdo marrëveshje për kontrollin e...
Plagosja e 40-vjeçarit në rrugën Gjilan-Kamenicë, arrestohen...
55 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Arrestohen tre persona në Drenas për pjesëmarrje në grup kri...
“Rrugëtimi i Kosovës nga paslufta drejt një shteti ku sundon...