Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Andin Hoti, ka thënë se takimi i parë inaugurues i Komisionit të Përbashkët, i cili do të zhvillohet në nivel të zëvendësuesve me 15 janar, në Bruksel, është një hap i rëndësishëm drejt zbatimit të marrëveshjes ekzistuese `Deklaratës për Persona të Zhdukur` e miratuar me 2 Maj 2023.
Sipas Hotit takimi ka për qëllim përcaktimin e planit të punës për seancat e ardhshme, si dhe adresimin e disa çështjeve të rëndësishme për çështjen e personave të zhdukur.
Hoti tutje ka sqaruar se në këtë kontekst, delegacioni do të prezantojë disa kërkesa kyçe, që ndërlidhen kryesisht me monitorimin e zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, me fokus të veçantë në shkresën për arkivat, e cila është adresuar tek Vuçiq, dhe çështje tjera të rëndësishme në këtë fushë.
Hoti po ashtu ka njoftuar se në këtë takim, Halil Cenaj është caktuar si përfaqësues Delegacionit të Republikës së Kosovës.
“Është nder dhe privilegj”, Edi Rama ia kthen Trumpit letrën...
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...
Zjarr në Shkollën ‘Sylejman Vokshi’ në Deçan, ndërhyrje e sh...
Hamza takon ambasadorin Blaj, kërkon mbështetjen e Sllovenis...
Reagojnë familjarët e Labit pas vdekjes së gjyshit të tij
AKB për pagën minimale: Vendim pa dialog, bizneset drejt inf...