Kryeministri i vendit, Albin Kurti së bashku me ministrin Elbert Krasniqi kanë vizituar një familje të komunitetit egjiptian në Treboviq.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se Qeveria ka rritur mbështetjen për studentët dhe nxënësit nga komuniteti egjiptian, përcjell Arbresh.info
“E kemi rritur mbështetjen për studentë dhe nxënës nga komuniteti egjiptian krahas asaj për qendrat mësimore, dhe i kemi shtuar vendet e punës bashkë me krijimin e skemave sociale në mbështetje të tyre. 10 milionë euro janë dedikuar për të përmirësuar infrastrukturën në zonat ku jetojnë komunitetet joshumicë e 10 milionë euro janë ndarë edhe për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive, ku mbi 100 shtëpi të reja janë të ndërtuara e mbi 100 të tjera të renovuara. E nga vetëm shtatë punëtorë nga komuniteti egjiptian që kanë qenë të punësuar në administratën publike para mandatit tonë, sot numërojmë 70 të punësuar”, ka shkruar Kurti.
“Qeveria jonë është e drejtë, e barabartë dhe gjithëpërfshirëse. Në Treboviq, ishim bashkë me Elbertin me të cilin kemi bashkëpunuar ngushtë e do të vazhdojmë njësoj, për të mirën e vendit e në shërbim të të gjithë qytarëve të Republikës”, tha Kurti./Arbresh.info
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...