Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.
Sipas njoftimit për media, e dyshuara kërkohet për vjedhje.
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. E dyshuara kërkohet për veprën Vjedhje. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarës apo vendodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Vrasja në Gjakovë: Gëzhoja dhe armë në vendin e ngjarjes, i ...
Endrit Thaçi kujton gjyshin në 1-vjetorin e vdekjes: Më mung...
Orav pritet të marrë detyrë të re në Turqi, i vlerësohet pun...
Si kanë reaguar vendet deri më tani ndaj thirrjes së Trump p...
Qendra e Çarshisë së Vjetër në Gjakovë e boshatisur pas vras...
Vrasja e rëndë në Gjakovë: Shteti në kërkime intensive për k...