Në prag të masakrës së Reçakut, kandidati për deputet nga PDK, Bedri Hamza ka takuar banorët e këtij fshati.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza tha se me banorët ka folur për ekonominë, shëndetësinë e arsimin.
“15 janari i vitit 1999 ishte një thirrje zgjimi për ndërgjegjen botërore dhe mbetet një kujtesë e përhershme e nevojës për drejtësi. Sot është një thirrje për të mos harruar, por për të punuar shumë për një të ardhme më të mirë. Ne folëm edhe për ekonominë, shëndetësinë, arsimin dhe jo vetëm për drejtësinë e munguar. Programi im nuk është thjesht një premtim për të nesërmen. Është një kambanë që fton çdo qytetar të besojë në forcën e tij, në mundësitë që vendi ynë ofron. Është ftesë për t’u bashkuar që ta bëjmë Kosovën ma të mirë”, ka shkruar Hamza./Arbresh.info
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...