Policia e Kosovës njofton se ka shqiptuar gjobë kundërvajtëse ndaj 27-vjeçarit i cili në rrugën Kaçanik-Shtërpcë ka rrëshqitur me goma gjatë lëvizjes duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.
Në njoftim thuhet se shoferi është dënuar me 150 euro gjobë dhe 1 pikë negative.
“Ndërsa me datën 11.01.2025 rreth orës 21:10 policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor i shqiptuan një gjobë kundërvajtëse prej 150 euro dhe 1 pikë negative shoferit L.M (M/K) i moshës 27 vjeç, për shkakun se në rrugën magjistrale Kaçanik-Shtërpcë, saktësisht në fshatin Firajë ka bërë kundërvajtje në komunikacion, duke bërë rrëshqitjen e gomave gjatë lëvizjes dhe me këtë veprim ka rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion. Kjo kundërvajtje është regjistruar ( pamje me telefon) nga një qytetar dhe është dërguar në adresën e policisë”, thuhet në njoftim.
Policia rajonale e Ferizajt falendëron qytetarët që po bashkëpunojnë me policinë, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë më policinë në identifikimin e kundërvajtjeve në komunikacionin rrugor./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...