`Lista për Familjen` hapi zyrtarisht fushatën zgjedhore, e ku ishte i ftuar edhe ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker.
Bartësi i Listës për Familjen, Erman Rrahmani para anëtarëve e mbështetësve tha se si subjekt politik se do t’i mbrojnë vlerat e familjes.
“Secili kandidatë këtu ka synim të mbrojë vlerën e familjes. Duhet që angazhimin e nënave tona ta konkretizojmë me politika tona. Familja është e ardhmja”, tha ai.
Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli tha se familja është shtylla e shoqërisë.
“Koalicioni për familje është koalicioni i cili mbron shtyllën kryesore të shoqërisë sonë. Traditat gjithmonë janë mbështetur në familje. Jemi këtu për të fuqizuar familjen, ajo është dhe mbetet e shenjtë, do të jetë vendi ku do të edukohet fëmijët tanë”, tha ai.
Ferid Agani nga Partia e Drejtësisë, pjesë e këtij koalicioni, tha se familjet shqiptare ndër vite kanë dhëne kontribut në shoqëri dhe kanë dhënë forcën e domosdoshme për t’u përballur me sfida.
Lista për Familjen prezantoi listën prej 77 kandidatëve për deputetë.

Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendsh...
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...