Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka arrestuar në flagrancë një 24-vjeçar, i cili shpërndante drogë në lagjet e Durrësit.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se janë sekuestruar dhjetëra doza me lëndë narkotike, gati për shitje.
“Si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative, për një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike në lagjet e qytetit të Durrësit, Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme ‘Shqiponjat’, në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Neighborhood’, arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 24 vjeç, banues në Durrës.
Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi një sasi lënde narkotike kanabis të ndarë në doza gati për shtije. Lënda narkotike dhe dy aparate celular u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Celticu i etur për Lorent Tolajn, por s’mund ta transferojë ...
Gjermania dëbon një diplomat rus për spiunazh
OVL e UÇK-së reagon pas ligjëratës së Speciales në Prishtinë...
Hamza fton qytetarët ti bashkohen protestës së 17 shkurtit p...
Reagon shkolla “Xhevdet Doda”: Nuk kishte ligjëratë nga zyrt...
Osmani në 28-vjetorin e sulmit të dytë ndaj Jasharëve: Preka...