
American and Ukrainian flags are waving with wind over blue sky. Low angle view. Dispute and conflict concept. Horizontal composition with copy space.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy diskutuan të premten mbi mbështetjen e Uashingtonit për Kievin, sanksionet e reja të SHBA- së kundër Rusisë dhe forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, tha zoti Zelenskiy.
Në një postim në mediat sociale, Presidenti ukrainas falenderoi homologun Biden për mbështetjen e Uashingtonit në luftën gati trevjeçare të Ukrainës përballë Rusisë dhe për “rolin jetik që Shtetet e Bashkuara kanë luajtur në bashkimin e komunitetit ndërkombëtar”.
Zoti Zelenskiy tha se presidentët diskutuan gjithashtu mbi sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara kundër industrisë ruse të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm “që ndihmon Putinin të financojë luftën”.
“Ai duhet të ndiejë koston e luftës”, shkroi presidenti ukrainas.
Zoti Zelenskiy tha se ai dhe Presidenti Biden diskutuan nevojën për të vazhduar forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës “për të mbrojtur ukrinasit nga nga terrori rus – sulmet e përditshme me raketa dhe dronë”.
Sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, të furnizuara nga SHBA-të “kanë dëshmuar efektivitetin e tyre dhe ne duhet të vazhdojmë ta përmirësojmë këtë kapacitet”, theksoi zoti Zelenskiy./ap/
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...