Bayer Leverkusen e ka mposhtur në udhëtim Borussia Dortmundin, me rezultat 2-3, të premten mbrëma në ndeshjen e parë të xhiros së 16-të në Bundesligën gjermane.
Dueli mes Dortmundit dhe kamponit në fuqi të Gjermanë, ka prodhuar një sfidë tejet dramatike, me raste të shumta dhe pesë gola të shënuara.
Leverkuseni, skuadër në të cilën titullar padiskutueshëm është edhe kosovari Granit Xhaka, e nisi mjaft mirë ndeshjen ndaj Dortmundit duke shënuar dy gola të shpejta.
Fillimisht Tella (1’) zhbllokojë ndeshjen duke kaluar skuadrën mike në epërsi prej 0-1. Shtatë minuta më vonë ishte Schick, i cili dyfishojë avantazhin e Leverkusenit në 0-2.
Katër minuta më vonë Gittens ngushtojë epërsinë në 1-2. Por, sërish në skenë del Schick duke ngritur epërsinë e Leverkusenit 1-3, rezultat më të cilin edhe u mbyll pjesa e parë e këtij dueli.
Në fraksionin e dytë të kësaj sfidë joshëse, nikoqirët bën më shumë presion duke shënuar edhe golin e dytë me anë të Guirassy (79’) nga penalltia për rezultatin përfundimtar 2-3.
Pas kësaj fitore, Leverkusen ngjitët në pozitën e dytë me 35 pikë, vetëm një me pak se lideri i tabelës, Bayern Munich, kurse, Dortmund renditet e gjashtë me 25 sosh./rtk
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...
Basha: Rugova e udhëhoqi popullin tonë në kohëra dhe rrethan...
Von der Leyen: E ardhmja e Groenlandës u takon vetëm banorëv...
Shefi i NATO-s thotë se po punon për zgjidhjen e çështjes së...
Kurti takohet me Kryeministrin e Luksemburgut, bisedojnë për...
Rikthehet në funksion blloku A3, KEK po operon me pesë njësi