Kompania Tesla njoftoi se ka tërhequr rreth 239,000 automjete të saj për shkak të një problemi që mund të çojë në një mosfunksionim të kamerës së pasme.
Në një numër të caktuar automjetesh të prekura, kur automjeti është i ndezur, mund të ndodhë një qark i shkurtër në tabelën e kompjuterit të makinës, i cili do të çaktivizonte kamerën e pasme, sipas një deklarate të publikuar nga Reuters.
Në fjalë janë disa automjete Tesla Model 3 dhe Model S, të prodhuara në periudhën 2024-2025, si dhe disa automjete Model X dhe Model Y, të prodhuara në periudhën 2023-2025. Supozohet se është e mundur të zgjidhet ky problem duke përditësuar softuerin.
Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada të SHBA (NHTSA) tha të martën se ka hapur një hetim për 2.6 milionë automjete Tesla në SHBA mbi raportet e përplasjeve që dyshohet se janë shkaktuar nga sistemi i telekomandës së makinës. Drejtuesit e lënduar deklaruan se duke përdorur këtë sistem kishin shumë pak kohë për të shmangur një përplasje, shton agjencia britanike.
Hetimi i ri vjen pasi NHTSA në tetor nisi një hetim për 2.4 milionë automjete Tesla të pajisura me softuer vetëdrejtues (FSD) pas katër përplasjeve të raportuara të shkaktuara nga softueri, njëra prej të cilave ishte fatale./abcnews.al
Europoli në takim me Prokurorinë Speciale të Kosovës
Kurti përkujton viktimat e luftës në Kastriot dhe Skenderaj:...
Asambleistët e Prishtinës vendosin shallat e Kosovës, gjatë ...
Kushtetuesja i jep të drejtë ZRRE-së për liberalizimin e tre...
FFK uron Zhegrovën për ditëlindje, e vetmja dëshirë kur fryu...
Aksident në Vlorë, automjeti përplas 57-vjeçaren, shoferi lë...