Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se nga ky muaj do të bëhet ekzekutimi i pagesave me rritje për pensionistët për 20 përqind.
Kështu ka bërë të ditur ministri Murati me anë të një postimi në Facebook.
“Siç edhe e pati paralajmëruar Kryeministri Kurti në tetor të vitit të kaluar, me rastin e hyrjes në fuqi të ligjit të buxhetit, sot Qeveria miratoi vendimin për rritjen e pensioneve për 20% për kategoritë e dala nga lufta. Ekzekutimi i pagesave me rritje do të fillojë që nga ky muaj. Qeveria për të gjithë!”, shkroi ai.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar sot vendimin për rritjen e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta.
Sipas vendimit të miratuar, pensionet për kategoritë e luftës do të rriten për 20%, duke përfshirë familjet e dëshmorëve, invalidët, veteranët, pjesëtarët e UÇK-së, viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, viktimat civile dhe familjet e tyre.
Ky vendim u miratua nga të gjithë pjesëtarët e kabinetit të Qeverisë që ishin të pranishëm në mbledhjen e sotme./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Qeveria rrit pensionet për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Nis sot fushata për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit
Nga Ferizaj nis zyrtarisht fushata e PDK-së
Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla mbajnë sot konferencë për medi...
Të enjten mot me diell, vranësira dhe reshje lokale shiu
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari