Finalizohet operacioni policor i koduar “Brothers”, për kapjen e 2 shtetasve (vëllezërve) në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Njëri prej tyre, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, si bashkëpunëtor në vjedhjen me armë, të një shume parash, në një karburant, në fshatin Arramerras, në vitin 2021.
2 vëllezërit, në muajin prill 2024, dyshohet se kanë goditur me grushte një shtetas dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri, në ajër.
Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në inteligjencën informative, ka organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Brothers”, si rezultat i të cilit janë kapur dhe ndaluar shtetasit në kërkim: 21 vjeç dhe 27 vjeç (vëllezër), të dy banues në Krujë.
Shtetasin Gjykata e Apelit e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si bashkëpunëtor në vjedhjen me armë, të një shume parash, në një karburant, në fshatin Arramerras, në vitin 2021.
Gjithashtu, dyshohet se në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasi më datë 07.04.2024, kanë goditur me grushte shtetasin S. D. dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri, në ajër, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews/
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...