Partitë e koalicionit qeverisës të Rumanisë ranë dakord të përsërisin zgjedhjet presidenciale më 4 dhe 18 maj, nëse nevojitet një raund i dytë, dhe të mbështesin së bashku një kandidat, njoftoi Partia Liberale.
Tre zgjedhjet radhazi për një president dhe parlament të ri përfunduan në kaos kur Kalin Gheorgescu, një politikan i panjohur i ekstremit të djathtë, pro-rus, fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale më 24 nëntor.
Ndërsa u ngritën dyshimet për ndërhyrjen ruse, Gjykata e Lartë anuloi zgjedhjet presidenciale dhe urdhëroi koalicionin qeverisës t’i zhvillonte ato nga e para. Presidenti në largim Klaus Johannis do të qëndrojë kreu i shtetit deri në zgjedhjet e majit.
Qeveria e re do të miratojë orarin e zgjedhjeve të hënën, shtuan liberalët.
Partitë e koalicionit ranë dakord të mbështesin një kandidat të përbashkët për të parandaluar fitoren e ekstremit të djathtë. Më i mundshmi është Crin Antonesku, ish-udhëheqësi i Partisë Liberale, por analistët besojnë se kjo mund të ndryshojë rrugës./abcnews.al
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK