Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim kryetarët e degëve të kësaj partie.
Abxixhiku gjatë takimit me ta ka thekuar se LDK-ja është gati për fushatën elektorale.
“Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë është ringritur! Me rrënjë të forta, me degë të fuqishme, dhe me një besim të jashtëzakonshëm qytetar, lidhja jonë po e udhëheq valën e ndryshimit në Kosovë me një momentum të pakrahasueshëm”, shkroi kreu i LDK-së në Facebook.
Sipas tij secila degë e tyre është e organizuar mirë.
“Prandaj me 9 shkurt, bashkë me qytetarët e vendit, do ta sjellim ndryshimin e madh që Kosova e meriton. Sepse bashkë me ta, do ta ndërtojmë të ardhmen më të mirë për të gjithë. 124 është numri i ndryshimit, 9 shkurti është dita e fitores”, shkroi ai./Arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...