Babai i Elon Musk ka dhënë një deklaratë, e cila do t’i tundojë paksa tifozët e Liverpoolit.
Kjo pasi Errol Musk ka thënë se djali i tij do të ishte i hapur ta blente klubin anglez.
Arsye për këtë thuhet të jetë se familjarisht kanë një lidhje me këtë klub dhe qytetin e Liverpoolit.
“Djali im Elon do të donte shumë ta blente Liverpoolin. Gjyshja e tij është nga atje, kemi familje atje, ‘The Beatles’ janë rritur me familjen tonë”, ka thënë ai.
Elon Musk është një nga njerëzit më të pasur në botë dhe drejton kompaninë e “Tesla Motors”.
Pasuria e tij sipas përditësimit të vitit 2025 nga “Forbes” shkon në 424.9 miliardë dollarë.
Identifikohet dhe arrestohet shoferi që goditi këmbësorin dh...
Prokuroria kërkoi 45 vjet burgim për çlirimtarët, reagon gru...
Djali i Thaçit ripërsërit thirrjen për pjesëmarrje në marshi...
Vjedhje e rëndë në Marec, arrestohen tre të rinj
Rama publikon pamje krenarie të ushtarëve shqiptar nga Regji...
Prokuroria e Prizrenit nis hetimet për shkelje të procesit t...