Barcelona nesër luan sfidën gjysmëfinale ndaj Athletic Bilbao në kuadër të Superkupës së Spanjës.
Para ndeshjes trajneri gjerman, Hansi Flick ka folur rreth kundërshtarit të nesërm, shkruan Arbresh.info.
“Të luash kundër Athletic Bilbaos është gjithmonë e vështirë. Ata janë një ekip i mirë, me lojtarë të mëdhenj dhe një filozofi të fortë”, tha fillimisht Hansi Flick.
Tutje, ai dha një lajm të mirë për të gjithë tifozët e Barcelonës, lidhur me supertalentin blaugran, Lamine Yamal.
“Lamine Yamal është stërvitur mirë. Është e mundur që ai të luajë nesër”, shtoi ai.
Më tej, Flick foli për pritshmërinë e tij këtë sezon ku veçoi titullin në La Liga.
“Ne jemi gati të tregojmë se jemi në formë të mirë. Nëse fitojmë titullin, do të jetë shumë e rëndësishme për ne”, tha ndër të tjera strategu gjerman.
Ndeshja mes Barcelonës dhe Athletic Bilbaos luhet nesër me fillim nga ora 20:00, teksa fituesi i kësaj ndeshje takohet në finale me triumfuesin e gjysmëfinales tjetër, Real Madrid – Mallorca./Arbresh.info
Deputeti Shala: Ka mospërputhje në performancën prodhuese në...
Vengu: Anija “Butrinti” u shkon në ndihmë 13 emigrantëve, me...
Kurti i vë vija të kuqe PDK-së: Duhet të jetë në opozitë min...
Son i vendosur për trofeun e parë me Tottenham
“Nuk mund t’ia japim kryeparlamentarin partisë me tre depute...
Ish-ambasadori i Kroacisë: Kosova s’mund të jetë pa instituc...