Dy persona janë arrestuar në Prizren nëb dyshimin se kanë demoluar disa villa.
Sipas policisë, vlera e dëmit raportohet të jetë e lartë, shkruan Arbresh.info.
Policia bën të ditur se në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar: dy pushkë gjuetie, 105 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një thikë, një shufër metalike, tre karikator dhe një automjet.
“ARMËMBAJTJE PA LEJE & ASGJASIM-DËMTIM I PASURISË & DHUNË NË FAMILJE Prizren / 06.01.2025 – 15:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit i kanë demoluar disa vila dhe shtëpinë ankuesit mashkull kosovar. Vlera e demit raportohet të jetë e lartë . Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar: dy pushkë gjuetie, 105 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një thikë, një shufër metalike, tre karikator dhe një automjet.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Arbresh.info/
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s