Chelsea duket se nuk e ka ndërmend të përforcohet në mbrojtje gjatë afatit kalimtar të janarit.
Të gjithë në Angli e presin një gjë të tillë, por londinezët jo se nuk do të përforcohen, por do të largojnë një mbrojtës.
Chelsea po përpiqet të gjejë një mënyrë për të shitur Axel Disasin në afatin kalimtar të dimrit, pretendon Sami Mokbel i Daily Mail.
Blutë duket se kanë ndryshuar mendje për francezin dhe po gjejnë mënyra për të gjetur ndonjë kërkues të mundshëm për të.
Enzo Maresca nuk duket të jetë tifozi më i madh i Disasit dhe nuk beson se ai mund të luajë një rol kyç në sistemin e tij.
Disasi ka bërë vetëm pesë paraqitje në Premier League këtë sezon dhe ka bërë një paraqitje të dobët në humbjen 2-0 ndaj Ipswich Town muajin e kaluar.
The Blues synojnë që nga shitja e Disasit të fitojnë rreth 30 milionë euro, derisa Juventusi mbetet skuadra e interesuar për shërbimet e francezit. /Telegrafi/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...