Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës së Ardhmërisë të Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka reaguar pasi AAK mori numrin 137 në fletëvotimet e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Neni 137 rregullon funksionimin e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.
Tahiri premtoi angazhim për të garantuar dhe fuqizuar më tej pavarësinë e këtij institucioni jetik për mbrojtjen e interesit publik dhe transparencën financiare të vendit.
“Fitorja e numrit 137, do të sigurojë auditimin e plotë të të gjitha kontratave të prokuruara përmes procedurave njëburimore dhe atyre të klasifikuara, duke vendosur integritetin dhe llogaridhënien në qendër të procesit. Aty ku zbulohet keqpërdorim i fondeve publike apo shkelje ligjore, përgjegjësit do të përballen me forcën e ligjit pa asnjë kompromis. “, tha ai.
“Kjo është rruga jonë për të krijuar një shtet të drejtë, të ndershëm dhe të përgjegjshëm ndaj qytetarëve.”, përfundoi Tahiri./Arbresh.info/
Dukagjini e fiton Kupën e Kosovës – Berisha me supergol nga ...
Ferizaj lë fushën para fundit, protesta të lojtarëve ndaj gj...
LVV të dielën paraqet zotimet qeverisëse
Cristiano Ronaldo me dygolësh, Al Nassr më në fund e fiton t...
Ç’është Tregu i Përbashkët Evropian dhe a mund t’i bashkohet...
Qeveria nesër mban mbledhje