Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se nëse dialogu Kosovë-Serbi ka dështuar, kjo ka ardhur si pasojë e mosreagimit të Brukselit ndaj shkeljes së marrëveshjes nga ana e Serbisë.
Ndër të tjera, Kurti tha se nuk pritet zbatim i marrëveshjes, kur nuk ka ndëshkim për shkelje të saj.
“Nëse ka dështuar diçka, ka dështuar referimi mbi shkeljet e marrëveshjes. Sepse Serbia e ka shkelur marrëveshjen që e ka pranuar, dhe më pas gjyqtarët, referat, arbitrit, Brukseli nuk ka reaguar. Këtu është dështimi”, tha Kurti për kosovapress.
“Nuk mund të presim zbatim të një marrëveshje, nëse nuk ka ndeshim për shkeljen e saj”, u shpreh Kurti.
LEXO EDHE:
Kurti: S’ka koalicion me asnjë parti pas zgjedhjeve, nuk janë reformuar dhe na sulmuan shumë
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...