Familjarët e 33-vjeçarit, i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm në fshatin Dragoç, kanë pohuar se djali i tyre nuk ka patur probleme me askënd.
Xhaxhai i tij u shpreh për mediat se nipi Ramazan Mataj punonte në ndërtim në Mal të Zi.
Më parë, 33-vjeçari sipas familjarëve ka jetuar në Belgjikë, por nuk kishte shprehur asnjë shqetësim për ndonjë konflikt të mundshëm.
“Ngjarjen e kemi marrë vesh në orën 06:30. Nuk ka pasur asnjë problem. Përpara ka jetuar në Belgjikë. Tani ka punuar në Mal të Zi në ndërtim.Nuk ka shprehur asnjë shqetësim, asnjë gjë, dhe s’ka folur me asnjë njeri. Nuk kemi fare probleme, po të kishim do ta ruanim shpinën dhe barkun, por nuk kemi patur”,tha ai.
Zvicra drejt izolimit? Nëse bëhen 10 milionë banorë, porta “...
“Pse të ka marrë shteti gjerman”, debat i ashpër mes Elijonë...
Super pjesë e parë në “Santiago Bernabeu” – City e përmbys R...
Nuk vonon shumë dhe City barazon rezultatin
Real Madridi në epërsi ndaj Manchester Cityt
Kabineti i Osmanit takim me zyrtarin e DASH, i kërkojnë kthi...