Nëntë vjeçari Vukan dhe vëllai i tij pesëvjeçar Jovan Vulletiq janë viktimat më të reja të krimit masiv të kryer dje pasdite në Cetinje nga Aco Martinoviq (45-vjeç).
Në vrasjen masive mbeti i vrarë edhe xhaxhai i djemve, Mirko Vulletiq (45), shkruan media malazeze “Vijesti”.
Martinoviq, siç beson policia, ka vrarë katër persona në shtëpinë e të afërmve të tij në Bajicë – Radovan dhe Radmilla Martinoviq dhe djemtë e tyre, binjakët Millosh dhe Marko Martinoviq.
Në shtëpinë e Martinoviqit është plagosur rëndë edhe gruaja e Markos, Marija (38 vjeçe).
Ndër viktimat e Aco Martinoviqit janë edhe Radomir Markoviq (70-vjeç), Josho Otasheviq (55-vjeç), Branisllav Mudresha (60-vjeç), Dragana Drashković (53-vjeçe) dhe motra e dorasit, Zorica Vulletiq.
Martinoviq ka vrarë katër persona dje pak pas orës 17:30 në kafenenë “Velestovo”, afër Qendrës Sportive në Cetinje.
Pas kësaj, ai vrau edhe katër anëtarë të familjes Martinoviq në Bajicë, dhe më pas vrau dy fëmijë në vendbanimin Humci, dhe më pas vazhdoi krimin në pjesën Donji Krajina, ku vrau motrën e tij dhe një person tjetër.
Kur u rrethua nga policia rreth mesnatës, Martinoviq qëlloi veten në kokë dhe më vonë vdiq rrugës për në spital. /Klankosova.tv
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...