Një aksident i rëndë ndodhi të mërkurën ku dy mjete janë përplasur në afërsi të fshatit Zemblak duke sjellë vdekjen e menjëhershme të pasagjeres që udhëtonte në njërin nga mjetet e përfshira në këtë aksident.
Policia e Korçës njofton se ka arrestuar dy drejtuesit e automjeteve të përfshirë në këtë aksident tragjik, i cili shkaktoi humbjen e jetës së 24-vjeçares Zoi Ksila.
Shoferët e arrestuar janë me inicialet T. M. dhe K. K.
Sipas burimeve zyrtare të Euronews, njëri prej automjeteve po udhëtonte nga Bilishti drejt Korçës, ndërsa tjetri nga Korça drejt Kapshticës. Dyshohet se një manovër e gabuar nga një prej drejtuesve ka qenë shkaku kryesor i përplasjes fatale.
Policia ka deklaruar se dinamika e plotë e ngjarjes do të përcaktohet pas përfundimit të ekspertizës, e cila pritet të hedhë dritë mbi përgjegjësitë konkrete të drejtuesve të përfshirë. Ndërkohë, hetimet vijojnë për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti tragjik.
Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në Bashkimi...
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...
Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Per...
Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtje...
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit...
Kurti njofton nisjen e ndërtimit të urës së tretë mbi Ibër