Sipas rezultateve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), pas procesimit të 98,65% të vendvotimeve, presidenti aktual i Kroacisë, Zoran Milanoviq fitoi 49,11% të votave, ndërsa ndërsa kandidati i HDZ-së Dragan Primorac fitoi 19,36%.
Kandidatja Marija Selak Raspudiq fitoi 9,21% dhe Ivana Kekin 8,84%.
Kandidati Tomislav Jonjiq pasoi me 5,01% të votave dhe Miro Bulj me 3,79%, shkruajnë mediat kroate.
Branka Lozo mori 2,41% të votave dhe kandidati Niko Tokiq Kartelo 0,88%.
Kjo nënkupton që Zoran Milanoviq dhe Dragan Primorac po hyjnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Raportohet se raundi i dytë do të mbahet më 12 janar. /Telegrafi/
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi