Real Madrid po monitoron mesfushorin argjentinas të Liverpoolit, Alexis Mac Allister.
Argjentinasi ka impresionuar me paraqitjet e tij në Ligën Premier dhe shihet si një përforcim i mundshëm në mesfushën e Los Blancos.
Aftësia e Mac Allister për të kontrolluar ritmin, për të rikuperuar topin dhe për të kontribuar në ofensivë ka tërhequr vëmendjen e Real Madridit.
Liverpool thuhet se nuk është i gatshëm të shesë yllin e tyre për më pak se 100 milionë euro.
Kjo mund t’i bëjë negociatat sfiduese për Real Madridin, i cili gjithashtu synon Trent Alexander-Arnold ta marrë qysh në afatin kalimtar të janarit.
Real Madridi pritet të shqyrtojë opsionet e tyre në muajt e ardhshëm. Shkathtësia dhe ndërgjegjësimi taktik i Mac Allister e bëjnë atë një nga lojtarët më të kërkuar në treg.
26-vjeçari në 24 ndeshje këtë edicion ka shënuar tre gola përfshirë një ndaj Real Madridit dhe ka dhuruar dy asistime. /Telegrafi/
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...
Bie çmimi i naftës në Shqipëri, ndryshon edhe benzina
Situata në Gaza dhe Palestinë/ Erdogan sulmon ashpër kryemin...
Tërnava lutet për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga: ...
Kurti nis takimin me kongresistët amerikanë
Gjenerali amerikan takon komandantin e FSK-së: Përkushtim pë...