Pjesë e Real Madridit më nuk është, veç në aftësitë e ekipit të dikurshëm Cristiano Ronaldo po beson fort.
Ai gjatë një interviste në Çmimet Globale të Futbollit këtë të premte, mbështeti skuadrën që kohë më parë shënonte gola për të, si një kandidate për fitimin e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve.
Sipas yllit portugez, kush vë bast për klubin madrilen, i trashet gjepi.
“Nëse do të vini bast për një ekip në Ligën e Kampionëve, vini bast për Real Madrid,” deklaroi 39-vjeçari, shkruan Onefootball.com, përcjell Klankosova.tv.
Real Madrid, nën udhëheqjen e trajnerit Carlo Ancelotti, janë kampionët në fuqi të Europës, pasi mundën Borussia Dortmund-in në finalen e Ligës së Kampionëve më herët këtë vit, duke arritur titullin e 15-të në histori.
Ky triumf i shtoi më shumë lavdim klubit, duke e bërë atë ekipin me më shumë tituj në këtë kompeticion, më shumë se dyfishin e fitoreve të çdo klubi tjetër.
Pajtohen dhe përqafohen mes vete Berat Buzhala dhe Albatros ...
Përfundon afati për aplikimin e legalizimit të objekteve në ...
Pas incidentit në studio me Albatros Rexhajn, reagon Berat B...
Përplasje fizike në emision, Berat Buzhala godet Albatros Re...
IKSHPK: Në Kosovë dominon gripi A/H3N2
Haxhiu: Votimi i rezolutës riafirmoi qëndrimin tonë për drej...