Pasagjerët në disa nga aeroportet më të ngarkuara të vendit, përfshirë Gatwick dhe Manchester, po përballen me ndërprerje fluturimesh për shkak të mjegullës.
“Për shkak të mjegullës së përhapur, kufizime të përkohshme të trafikut ajror janë vendosur sot në disa aeroporte në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar”, tha Nats, kontrolluesi kryesor i trafikut ajror në Mbretërinë e Bashkuar.
Dhjetëra fluturime nga aeroporti Heathrow gjithashtu u vonuan ose u anuluan, por një zëdhënëse e aeroportit, nuk sqaroi nëse ndërprerja ishte për shkak të motit.
“Kufizimet e këtij lloji zbatohen ndonjëherë vetëm për të ruajtur sigurinë. Stafi ynë po punon nga afër me aeroportet dhe linjat ajrore për të minimizuar ndërprerjen. Pasagjerët duhet të kontrollojnë statusin e fluturimit të tyre me linjën ajrore dhe aeroportin e tyre”, shtoi Nats./tch/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron