Ministri i Financave i Koresë së Jugut, Choi Sang-mok mori sot postin e presidentit të përkohshëm, duke u zotuar të kapërcejë krizën politike që trondit vendin që nga përpjekja e dështuar e Presidentit Yun Seok-gil për të vendosur ligjin ushtarak në fillim të këtij muaji.
“Minimizimi i trazirave të qeverisë është i një rëndësie të madhe në këtë kohë,” vuri në dukje Choi në një fjalim pas emërimit të tij si president në detyrë. “Qeveria do t’i kushtojë të gjitha përpjekjet e saj për tejkalimin e kësaj periudhe krize”, shtoi ai.
Presidenti i ri në detyrë gjithashtu vuri në dukje se qeveria ka urdhëruar ushtrinë të rrisë vigjilencën e saj pasi ekziston mundësia që Koreja e Veriut të përfitojë nga situata politike në për të kryer veprime provokuese.
Choi është zyrtari i dytë qeveritar që merr postin e presidentit të përkohshëm të Koresë së Jugut në dy javë.
Parlamenti i Koresë së Jugut miratoi më herët sot një propozim nga opozita kryesore për të shkarkuar Han Duk-soo, kryeministrin e vendit, i cili ishte në detyrë që kur Yoon u pezullua më 14 dhjetor, pasi parlamenti miratoi një mocion ndaj tij./abcnews.al
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...