Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së fundit të vitit, ka theksuar angazhimin e qeverisë dhe kërkesat për operatorët e rrjetit transmetues (KOSTT) dhe KEDS për të adresuar problemet me furnizimin me energji elektrike.
Ai ka përsëritur shqetësimet që janë përcjellë vazhdimisht tek këto institucione, duke kërkuar përkushtim maksimal dhe angazhim intensiv në terren.
Kryeministri apeloi edhe një herë te qytetarët që, si çdo dimër tjetër, të racionalizojnë konsumin e energjisë elektrike për të ndihmuar në përballimin e ngarkesave të larta gjatë periudhës dimërore.
“Këto shqetësime i kemi përcjellë vazhdimisht tek operatorët e rrjetit transmetuesit të rrjetit KOSST dhe KEDS. Kemi kërkuar angazhim maksimal nga ana e tyre. Përkushtim intensiv në teren për zgjidhjen e problemeve teknike të rrjetit, të prishjeve si dhe të menaxhimit të mbingarkesave. Komunikim te qartë dhe të shpeshtë me qytetarët dhe finalizim me urgjencë të punimeve në nënstacionin e ri të Ferizajt i cili do të zgjedhë problemin e komunës së Ferizajt dhe disa komunave të tjera. Inaugurimi i stacionit në Fushë Kosovë para një jave dhe sanimi i dëmit nga zjarri i nënstacionit Prishtina 3 kanë pasur ndikim pozitiv në furnizimin e këtyre zonave. Si çdo dimër paraprak qytetarët i lusim që të racionalizojnë konsumin e energjinë elektrike”, tha ai./Arbresh.info
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...